Prestige Resort dikur njihej me emrin “Mak Albania”, por tashme ai eshte bere pjese e “Hysenbelliu Group” e mban emrin “Prestige Resort”, me vendndodhje ne Golem, buze detit Adriatik.
Shtrihet ne nje nga plazhet me te bukur ne Shqiperi. Ne 2014, kompleksi u ble nga grupi “Hysenbelliu Group”. “Prestige Resort” eshte emri i ri me te cilin u pagezua ky resort. Pasi u be pjese e grupit, shoqeria Erjoni sh.p.k. ne rolin e investitorit mori persiper realizimin e nje projekti turistik nga me bashkekohoret, ne nje hapesire prej 79.810m².
Aktualisht jane rikonstruktuar 5 vila ekzistuese, nga tre kate secila, eshte inaguruar nje godine luksoze me funksion hotel me 9 kate, jane ne proces zbatimi karabina dhe murature nje godine me destinacon hotel me ambjente sherbimi SPA, pishine dimerore etj dhe nje godine sherbimi dhe hoteleri (ne sherbim te Aquapark).
Aquaparku eshte ne proces perfundimi, me nje kapacitet 1,200 persona. Eshte realizuar nje pishine e re e cilesuar Vip Area. Projekti vazhdon me zgjerimin e kompleksit me ndertimin edhe te 2 godinave te reja dhe disa pishinave.







