Rreth Nesh

Rreth Nesh

ERJONI NDERTIM

KUSH JEMI

Shoqeria “ERJONI”

Divider Image

Shoqeria “ERJONI” sh.p.k. e ka filluar aktivitetin e saj ne vitin 1995 ne qytetin e Vlores. Fillimisht ka kryer punime me volume te vogla, por e vleresuar per cilesine e punimeve te saj, shpejt do te behej e suksesshme ne kete treg, duke e treguar kete me rritjen e volumit te punimeve dhe duke zgjeruar gamen e produktit.

Ne vitin 2000 shoqeria transferohet ne Tirane, ku e vazhdon edhe sot aktivitetin e saj. Drejtohet nga nje staf shume i kualifikuar, bashkepunon me firmat me prestigjioze ne vend, me nje aktivitet te zgjeruar edhe ne qytete te tjera te vendit, si ne Elbasan dhe Korçe. Aktualisht po punojme fort per realizimin e projekteve teper ambicioze ne Tirane dhe Durres. Tashme me nje eksperience 26-vjeçare ne realizimin e projekteve teper ambicioze, duke implementuar standartet e kohes, shoqeria “ERJONI” sh.p.k. eshte konkurrente e denje ne tregun e ndertimit ne Shqiperi.

ERJONI NDERTIM

MISIONI & VIZIONI

Vlerat tona

Divider Image

Cilesia e produktit

Teknologjia, projektet, pozicionet gjeografike te shesheve te ndertimit, materialet, idete, gjithmone jane te studiuara dhe te perzgjedhura me kujdes. Te zgjedhesh me te miren eshte nje diferencim qe te con nje hap perpara te tjereve! Ky eshte parimi yne.

Klientet

Ne i ofrojme klientit nje marredhenie me baze te forte dhe jetegjate dhe bejme cdo gje qe eshte e mundur, per ta ruajtur ate edhe pasi detyrimi yne ka perfunduar. Ne kete marredhenie ne jemi ideatori, zgjidhesi i problemeve, keshilluesi, miku, dhe jo thjeshte shitesi.

Qellimi yne eshte te bindim klientet jo vetem me premtimet tona, por me plotesimin e tyre dhe duke investuar vazhdimisht ne cilesine e kesaj marredhenieje, duke e bere ate te ndjehet i vleresuar dhe i respektuar.

Misioni yne

Qellimi yne i perditshem nuk eshte vetem te ndertojme. Ndertimi per ne eshte mjeti qe na con tek krijimi dhe forcimi i vlerave tona si individe dhe sigurisht si kompani. Çdo dite e shohim si nje hap tjeter drejt persosmerise.

Motivimi yne

Motivimi nuk eshte nje formule e gatshme. Cdo punonjes ka nevoja dhe prioritete te ndryshme, te cilat jane tregues per te arritur suksesin e perbashket.

Punonjesit

Pasuria me e rendesishme e kompanise tone jane njerezit. Qe nje kompani te kete sukses, se pari duhet te kete njerez te motivuar, te pergatitur profesionalisht, me vlera morale dhe te dine te punojne ne grup. Te krijosh ne kompani, nje ambjent ku njeriu ka deshire dhe mundesi te shpalose te gjitha keto, atehere suksesi eshte i garantuar.