Projekti Pazari i Ri
Objekti ndodhet ne zemer te Tiranes, rruga “Qemal Stafa”, prane Pazarit te Ri, nje zone ideale per te banuar dhe per te ushtruar aktivitete biznesi. Godina eshte 1, 5, 6, 8, 9 dhe 10 kate, me 2 kat parkim nentoke, me nje siperfaqe trualli 2,398m² dhe siperfaqe totale ndertimi 7,930.83m², projektuar per t’u realizuar me nje cilesi te padiskutueshme. Nje investim qe vazhdon te nxjerre ne pah vlerat e kompanise, duke na bere krenare per ate qe ju ofrojme.



