Pak nga historiku i projektit te fabrikes...
Projektet per ndertimin e fabrikes "Birra Korça" u hartuan nga projektuesi italian ne vitin 1928 dhe me vendim te parlamentit te asaj kohe dhe miratim te mbretit Zogu I, te firmosura nga Pandeli Vangjeli, Mit'hat Frasheri filloi ndertimi i fabrikes ne tetor te vitit 1929. "Birra Korça" u themelua nga investitori italian Umberto Umberti nga provinca e Valdobjodeni e Venecias dhe Selim Mborja nga Mborja e Korçes.
Me blerjen e kesaj fabrike nga “Hysenbelliu Group” ne vitin 2004, fabrika iu nenshtrua nje rikonstruksioni te thelle teknologjik e ndertimor.
Gjate periudhes 2005-2006 shoqeria “Erjoni” sh.p.k. ne rolin e Sipermarresit, kreu punimet per rikonstruksionin e saj. Nga pikepamja ndertimore eshte ruajtur koncepti arkitektural i trasheguar duke e pasuruar me elemente te rinj te te njejtit stil.
Ky projekt se bashku me teknologjine moderne bashkekohore, bejne qe Birra Korça te vazhdoje traditen e me te mires ne treg.







