Rezidenca “Panorama 2” eshte e ndertuar ne nje zone te qete prane Kompleksit “Panorama”, ajo ofron komoditetin e afersise vetem 10 minuta larg qendres se Tiranes.
Gjithçka eshte projektuar ne menyre te atille, qe te plotesoje te gjitha kerkesat e klienteve tane. Ky objekt eshte projektuar nga arkitekte te mirenjohur. “Panorama 2” eshte dizenjuar me arkitekture moderne, me fasade te veshur me terakote dhe termoizolim. Ne godine jane 2 kate parkim nentoke, 2 kate me njesi tregtare dhe 7 kate apartamente banimi, te cilat ofrojne ndarje funksionale dhe racionale te hapesirave lehtesisht te pershtatshme sipas nevojave te gjithsecilit.





