Phd.cand.arch.Klodjan Xhexhi “Erioni SH.P.K”
Si të zgjedhësh shtëpinë tënde? Natyrisht që të duhen dhe disa orientime, kritere të cilat duhet të përmbushin qëllimin final. Shtëpia juaj duhet të përmbledhë gjithçka familja e dëshiron. Duhet të jetë e pozicionuar në një zonë ideale të qytetit. Rëndësi ka edhe buxheti. Por ka edhe kritere të tjera, të cilat gjithashtu kanë rëndësinë e vet për nga këndvështrimi. Për të zgjedhur shtëpinë e duhur, arkitekti Klodjan Xhexhi ju vjen në ndihmë me disa hapa se si të mund të bëni zgjedhjen që e duhur, faza të cilat do t’ju nxjerrin në pah vlerën e të paturit një shtëpi ashtu siç e dëshironi.
Nga cilat kritere duhet të bazohemi për të zgjedhur shtëpinë ideale?
Në këtë kontekst parashtrohen dy probleme kryesore në shkallë të ndryshme urbane:
1. Shkalla makro
2. Shkalla mikro
Në radhë të parë kompleksi duhet menduar në një shkallë urbane gjithëpërfshirëse, e cila përfshin në analizë të gjithë qytetin e Tiranës dhe në radhë të dytë, e cila përfaqëson shkallën mikro, objekti duhet menduar i lokalizuar në zonën përkatëse të influencës. Një nga arsyet bazë që e bëjnë të interesuarin të adresohet te kompleksi i duhur i banimit është vendndodhja e zonës, pozicioni dhe largësia në raport me qendrën e kryeqytetit ose të zonave më me influencë të saj. Qasja, pra mënyra se si kjo zonë ofrohet kundrejt akseve kryesore urbane, largësia nga këto të fundit, mënyra e komunikimit me to, luajnë një rol thelbësor në rritjen e efikasitetit, gjithashtu edhe të standardit ekonomik të zonës. Sa më e formuar zona nga pikëpamja urbane, aq më atraktive bëhet ajo për të interesuarit. Rëndësi të veçantë ka mënyra e organizimit të bllokut të banimit ose hapësirave multifunksionale, në raport me akset urbane, (qoftë këmbësore ose automobilistike), krijimin ose jo të oborreve të brendshëm, të hapësirave të gjelbëruara, të infrastrukturës së brendshme dhe të lehtësirave dhe shërbimeve që ofron zona. Cilësia e standardet e punimeve është një tjetër pikë e fortë, e cila nuk duhet neglizhuar. Ajo është shumë e prekshme nga klientët dhe si e tillë duhet trajtuar me kujdes e përkushtim maksimal. Këto të dhëna paraprake e bëjnë të interesuarin shumë aktiv dhe shumë të ndjeshëm për të përzgjedhur një apartament ose një ambient tregtar pranë bllokut të banimit përkatës.
Një shtëpi komode nënkupton hapësirën, terrenin që e rrethon dhe shërbimet ku duhet të përmbushë disa detyrime. Ju si arkitekt mbi cilat praktika keni arritur t’i gërshetoni këto kriteret?
Keni shumë të drejtë kur përmendi konceptin e hapësirës. Po është e vërtetë. Një shtëpi komode nënkupton një hapësirë mbi normativat për secilën nga ambientet jetike, në të cilat përfshihen ambientet e ditës apo të natës, orientimin e saj me qëllim arritjen e normativave të diellzimit ditor për çdo hapësirë apo ambient. Një apartament komod nënkupton diellzimin e të gjitha zonave jetike pa përjashtim. Sipas kushteve meteorologjike të qytetit të Tiranës është preferohet që orientimi perfekt i apartamentit të banimit të jetë ai jug-lindje. Një apartament komod nënkupton edhe specifika të caktuara që lidhen drejtpërdrejtë me cilësinë e ndërtimit e të materialeve të përdorura. Një apartament komod nënkupton një termoizolim sa më të mirë të tij, me qëllim uljen e koeficientit të shkëmbimit termik ndërmjet tij dhe eksterierit apo në kontaktet me hapësirat e brendshme, gjë që standardet tona të ndërtimit e plotësojnë. Kjo e fundit ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me reduktimin e konsumit energjetik, aq të përfolur kohët e fundit. Koha sot kërkon që apartamentet të kenë një gradë lirie të rilevuar, pra me hapësira të lira, të cilat mund të modifikohen lehtësisht. Një shtëpi komode përfshin jo vetëm hapësirën e mbuluar, por ajo duhet parë edhe pak më gjerë në kontekstin urban, se çfarë lehtësirash e shërbimesh ofron blloku i banimit. Është brenda logjikës që banori duhet të ndihet mirë, jo vetëm i personalizuar brenda apartamentit të tij por edhe më gjerë, edhe në raport me bllokun e banimit, duke i ofruar atij skema e vija logjike për t’ia maksimizuar komfortin. Një nga këta elementë, i cili të jep kënaqësinë e të ndjerit i mbrojtur, është koncepti e realizimit të oborrit të brendshëm, duke u zhvilluar me bllokun e banimit, në mënyrë perimetrale kundrejt tij, përkatësisht në formën e shkronjës “U” (e cila është ftuese e jo larguese për banoret), i ekspozuar totalisht kundrejt jugut. Në këtë kontekst banori ndihet i mbrojtur dhe gjithashtu i ftuar (mik i kompleksit tonë). lehtësirat e parkimit nëntokësor, i zhvilluar në dy nivele, gjithashtu është një tjetër pikë e fortë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me konceptin e komfortit. Gjithashtu hapësirat e gjelbëruara dhe infrastruktura moderne, e kombinuar me facilitete si Hotel “Prestige”, Bar-Restorant “Prestige”, e funksione të tjera në perspektivë si: birraria nëntokësore me stampën e “Birrës Korça”, qendra multifunksionale e biznesit në hyrje të kompleksit, përpos rëndësisë së tyre, luajnë një rol specifik në kanalizimin dhe rritjen e potencialit ekonomik, në rritjen e investimeve si dhe në sigurinë e mirëqenien e banorëve. Duke krijuar një pol të shkëputur disi nga qendra e Tiranës, në të cilën ofrohen të gjitha lehtësirat dhe shërbimet e mundshme, bëjmë të mundur krijimin e një ambienti shumë miqësor për banorët e saj e jo vetëm, por edhe për vizitorët, të cilët e shikojnë si një pikë atraksioni të mirëfilltë. Duke krijuar një model që bën të mundur jo vetëm zhvillimin e zonës, por edhe rritjen e vlerës së saj në mënyrë të konsiderueshme.
Pse të interesuarit duhet ta zgjedhin apartamentin në Kompleksin “Panorama” dhe jo vetëm? Cilat janë pritshmëritë në vijim?
Konceptet bazë të projektimit kanë ofruar disa tipologji apartamentesh me sipërfaqe të ndryshme sipas kërkesave të tregut aktual, si dhe disa apartamente rezidenciale. Në kompleksin tonë ofrohen 3 tipologji apartamentesh: apartamente 1+1, apartamente 2+1, si dhe apartamente 3+1 si dhe ambiente tregtare sipas preferencave dhe parkime nëntokësore. Aksesi i menjëhershëm përkundrejt unazës historike të qytetit të Tiranës, qetësia e ofruar në brendësi të kompleksit, ndjenja e komfortit psikologjik, siguria, hapësirat e gjelbëruara, të bollshme për të gjitha grupmoshat, infrastruktura moderne, lehtësitë, shërbimet dhe kombinimi i një arkitekture moderne me atë neoklasike e bëjnë kompleksin “Panorama” nga më të preferuarit në qytetin e Tiranës. Duke plotësuar kërkesat e tregut si dhe lehtësirat që ofrojmë, mendojmë se jemi të suksesshëm në këtë këndvështrim. Shoqëria “Erjoni shpk” është në zhvillim të vazhdueshëm e gjithmonë në kërkim të përmbushjes sa më të lartë profesionale e teknike. Aspiratat tona nuk ndalojnë këtu. Me përmbushjen e detyrimeve në proces, që kemi kundrejt këtij kompleksi në perspektivë, kemi edhe projekte të tjera ambicioze, gjithashtu me karakter kryesisht rezidencial e multifunksional e turistik. Këtu mund të përmendim rikualifikimin urban e arkitektonik të “Prestige Holiday Resort” ish-Mak Albania (Golem, Kavajë), gjithashtu edhe objekte me karakter rezidencial në Tiranë.
Disa hapa: Si të kërkosh shtëpinë që bën për ty
Hapi i parë: buxheti, sa frymorë, sa hapësirë për m² nevojitet
Në momentin që keni vendosur të zgjidhni shtëpinë tuaj, duhet të bini dakord për buxhetin që keni. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni të qartë për të hedhur hapin e konkretizimit të planit që keni dhe të merrni hapësirat që i përmbushen kushteve tuaja.
Hapi i dytë: vendndodhja, shërbimet e rëndësisë parësore dhe jo vetëm, pozicioni gjeografik
Shumëkush kërkon që në planet e konkretizimit të banesës së re, të mund të zgjedhë një zonë të afërt me qendrën e qytetit, që kompleksi ku do të strehohet të funksionojë si një qytezë e vogël me të gjitha shërbimet, që nga hapësirat me gjelbërim për kohën e lirë, parking të nëndheshëm për makinat, shërbimet shëndetësore, arsimore, supermerkato etj.
Hapi i tretë: dimensioni estetik i shtëpisë, përcaktimi i dhomave, mjediseve funksionale
Kushtet e përgjithshme të një shtëpie që do të duhet të zgjedhësh, duhet të përmbushin pritshmëritë e arkitekturës në brendësi, që gjithçka të jetë funksionale e komode njëkohësisht. Hapësirat, vendosja e dhomave, vendosja gjeografike si apartament, janë disa nga karakteristikat e rëndësishme. Mos pretendoni një shtëpi thjesht duke menduar hapësirën, por përpiquni të imagjinoni se si mund të jetë jeta juaj dhe ajo e familjarëve në atë shtëpi. Shtëpia duhet të ketë një dhomë ndenjeje ku mund të qëndroni darkave me miqtë.